Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkure do ta vizitojë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Kjo vizitë do të bëhet në ora 16:00, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 24 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 29 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.