Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin evropian.

Ai në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se palët janë shumë larg me qëndrime rreth çështjeve urgjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sapo përfunduam dy ditë punë të palodhur dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Ka shumë punë përpara”, ka shkruar ai. /TV Malisheva

Share.