Nisma Socialdemokrate ka prezantuar sot anëtarin më të ri të saj.
Bëhet fjalë për afaristin e njohur nga diaspora, Bekim Brestovci, i cili ka zyrtarizuar këto momente bashkimin në partinë që drejton, Fatmir Limaj.

“Për Nismën sot është ditë feste, është ditë shumë me rëndësi. Në rrugëtimin tonë politik po na bashkohet një personalitet i rëndësishëm, i cili jo vetëm që po i kthehet Kosovës, por po kthehet për të fuqizuar zërin e diasporës”.
Më tej, kreu i Nismës ka thënë se bëhet fjalë për një personalitet, i cili i ka mbi 1.200 punëtorë në Gjermani, i cili i ka lënë të gjitha atje dhe ka arudhur për t’i shërbyer vendit.

Lideri i Nismës ka thënë se Brestovci ka pasur një milion alternativa më të mira, por ka zgjedhur që përmes Nismës Socialdemokrate t’i kontribuojë vendit dhe ky është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe Nismën Socialdemokrate.

“Fjala është për Bekim Brestovcin nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Bekimi e ka lëshuar Kosovën në kushte shumë të vështira i përndjekur nga regjimi i Millosheviqit, por nuk ia ka kthyer kurrë shpinën vendit të tij. E ka vazhduar kontributin e tij për Kosovën. Falë angazhimit të Bekimit dhe qindra e mijëra njerëz tanë Kosova është çliruar. Pas çlirimit Bekimi ka vazhduar aktivitetin e tij intelektual, për të ardh te krijimi i organizatës së fuqishme të biznesit në Kosovë. Ne jemi të nderuar dhe i dëshiroj mirëseardhje këtij personaliteti që do të jetë pjesë e pandashme e Nisma”, është shprehur kryetari Limaj gjatë konferencës.

Ndërkaq, Brestovci ka thënë se dita e sotme është shumë e veçantë për të.

“Me Nismën po e nisë një rrugë të re në jetën time, kyçjen në politikë. Jetova për 25 vjet rresht në Gjermani por asnjëherë përveç punës për familjes nuk rreshta të japë kontributin për komunitetin tanë. Të bësh për atdheun kurrë s’është mjaftë”, ka thënë ai.

“Kyçja ime në politike do t’i fuqizojë iniciativat për zhvillim ekonomik. Jam i gatshëm që tërë energjinë, potencialin që disponoj t’i vë në dispozicion të Nismës që e shoh si instrument të realizimit të aspiratave që shoh për vendim tim”.

Të pranishëm ishin edhe dy ministrat e suksesshëm të Qeverisë në largim, ai i Ministrsë së Punës dhe Mirëqenies, Skënder Reqica dhe ministri i Tregtisë e Industrisë, Endrit Shala.

Share.