Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për dy ditët e ardhshme dhe nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë.

Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /TV Malisheva

Share.