KB Vëllaznimi ka fituar Kupën e Kosovës për skuadrat e Ligës së Parë.

Sot, në finalen e zhvilluar në Rahovec, Vëllaznimi mposhti AS Prishtinë me rezultatin 72:66.

Më të dalluarit te skuadra fituese e Vëllaznimit ishin Ballaku me 21 pikë dhe Rexha me 15 të tjera. Kurse, 10 pikë i shtoi edhe Ron Koshi.

E te prishtinasit janë dalluar Gashi dhe Haxhosaj me nga 13 pikë secili. Ndërsa, 9 pikë të tjera i shtoi edhe Muqolli./TV Malisheva/

Share.