Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar zhvillim dhe punësim për të rinjtë dhe gratë në katërvjeçarin e ardhshëm në krye të Vushtrrisë.

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Tahiri, i cili është kryetar aktual i Vushtrrisë, tha se ky qytet nuk mund të kthehet prapa.

“Kemi sjell në katër vjet ujin, kemi i larguar mbeturinat, kemi ndërtuar çerdhe dhe shkolla. Kemi ndërtuar sheshin, kemi ndërtuar rrugë dhe kanalizime. Mbi të gjitha, kemi ndërtuar një qeverisje të mirë që është vlerësuar nga të gjithë. Të dashur qytetarë gjitha zotimet i kam realizuar me përkushtim… Projekti për Vushtrrinë sjell zhvillim dhe punësim për të rinjtë, gratë dhe të gjithë pa dallim. Në qendër të programit tonë kemi vendosur punësimin e grave…Vushtrria nuk mund të kthehet prapa, kur udhëhiqej nga disa persona, Vushtrria u takon juve”, tha ai.

Në tubimin elektoral në hapje të fushatës zgjedhore, Tahiri i dha mbështetje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se Tahiri ka përmbushur gjitha premtimet dhe transformimi që ka nisur në vitin 2017 nuk mund të kthehet prapa.

“Përkushtim i tij është shndërruar në shembull për të gjithë, dëshmitar të punës së tij jeni ju qytetarë të Vushtrrisë. Katër vjet më parë Xhafa e filloi transformimin e Vushtrrisë, nuk ka kthim prapa… Sot LDK është partia më numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi”, tha ai.

Përkrahje për Tahirin shprehu edhe miku i tij, Gerti Bogdani nga PD-ja e Shqipërisë.

Xhafer Tahiri në garën e balotazhit kësaj të diele do të garojë me Ferit Idrizin e PDK-së. /TV Malisheva

Share.