Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe që mund të përgatitet gjatë ditëve të fundjavës për të krijuar atmosferë të këndshme në familje ose për raste festash

Nevojiten për koren:

▪ 2 vezë
▪ 150 gr sheqer
▪ 150 gr margarinë
▪ 4 lugë kakao
▪ 25 dkg miell
▪ një qese pluhur për simite

Nevojiten për fill:

▪ 1 limon
▪ 2 dl qumësht
▪ 5 lugë grizë gruri
▪ 150 gr margarinë
▪ 20 dkg sheqer

Dekorimi:

▪ 10 dkg çokollatë dhe arra të grimcuara
▪ 40 gr margarinë
▪ 2 lugë kakao
▪ 1 lugë vaj
▪ 6 lugë qumësht

Përgatitja:

Për të bërë koren, tundni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë dhe shtoni kakaon dhe përzieni.

Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për simite dhe shtoni margarinën të cilën e keni bluar në rende dhe ngjisheni me duar.

Shtoni përbërjen e vezëve dhe bashkoni. Ndani në 3 pjesë, holloni në kore të rrumbullakëta dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.

Për të bërë fillin, zieni në zjarr të dobët qumështin dhe sheqerin, gradualisht duke i përzier. /TV Malisheva

Share.