Osmani uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse, apelon për solidaritet në ngadhënjimin ndaj pandemisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Në vijim gjeni të plotë urimin e presidentes Osmani:

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.

Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.

Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”/TV Malisheva

Share.