Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 18 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHKP-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin emergjent komunal, si dhe komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar gjithsejtë 2876 raste, prej tyre 2732 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me janë 59 raste.

Sqarim: Në raportin e publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, figurojnë 44 raste pozitive, mirëpo në listën zyrtare të dërguar nga Qendra për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, është dërguar lista me 18 persona që kanë figuruar pozitiv me covid-19 dhe njëri prej tyre është nga një komunë fqinje dhe jo nga Komuna e Malishevës./TV Malisheva

Share.