Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimeve me liderët e partive politike, tha se janë dakorduar për qëndrim të përbashkët mbi çështje vitale të Kosovës, në prag të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Në një konferencë për media, ai tha se të gjithë liderët që ka takuar kanë përkrahur përpjekjet për të konsensus të gjerë politik.
“Synimi im si president ka qenë që të diskutojmë me liderët institucionalë dhe politikë për momentin aktual politik që po kalojmë dhe hapat që do t’i ndërmarrim në të ardhmen pas takimit tim në Uashington me presidentin Vuçiq. Kosova çdo herë ka kërkuar që në tavolinën ku diskutohet për të ardhmen e Kosovës të jenë prezente SHBA-të. Në kuadër të transparencës sot kam zhvilluar takime me liderët u dakorduam që të kemi qëndrim të përbashkët për çështje vitale për Kosovën”, tha presidenti Thaçi.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë pjesë e takimeve që sot presidenti Thaçi kishte me partitë politike në Kosovës, përfshirë edhe Listën Serbe/TV Malisheva/