Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, të cilin e ka njoftuar me prioritetet në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, hartimit të legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ndërsa ambasadori Abbot tha se Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbot, u dakorduan që bashkëpunimi mes dy shteteve të vazhdojë në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës

Share.