Deputeti Rasim Selmanaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se po rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me mikun e saj strategjik – SHBA-në.

Ai gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit, tha se kryeministri e ka futur veten në udhëkryq.

“Kryeministër, e keni futur veten në një udhëkryq. Kosova po rrezikon partneritetin me Amerikën. Është situatë e prekshme dhe shqetësuese. Partnerët e koalicionit nuk kanë qëndrime të njëjta për taksën, dialogun e as për reciprocitetin”, tha ai.

Selmanaj ftoi liderët politikë të arrijnë konsensus për tema nacionale, me fokus dialogun me Serbinë.

Share.