Deputeti i AAK-së Shkumbin Demalija deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk po e largon taksën për “inat” të bashkësisë ndërkombëtare, pasi sipas tij nuk po e thërrasin në dialog me Serbinë.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se askush nuk është duke folur me kryeministrin Kurti nga bashkësia ndërkombëtare.
Demalija: Albin Kurtin nuk është duke e thirrur kurrkush
“Albin Kurti të gjitha këto është duke i bërë për të fshehur më të madhen, sepse Albin Kurtin nuk është duke e thirrur kurrkush, as nuk është kah flet kurrkush me të nga bashkësia ndërkombëtare. Në momentin e parë që qytetarin e Republikës nuk është duke i treguar sinqeritetin e tij është kah i thotë sot e mbanë taksën për me e mbulua të drejtën e tij për të pasur qasje tek miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse ky me rastin e deklarimit të parë ka thënë se unë taksën do ta heq pjesërisht, po për 15 ditë, dy javë përfundimisht, sot na thotë se duhet të vendosim reciprocitetin gradualisht…Duhet të tregoj Kurti se kurrkush këta nuk është duke e thirrur në dialog, as nuk është ka merret kurrkush me të dhe taksën është duke e mbajtur për inati të bashkësisë ndërkombëtare pasi këta nuk po e thërrasin në dialog”, tha ai.
Deputeti Demaliaj tha se presionet amerikane kanë vijuar për shkak të paralajmërimeve të Kurtit për heqjen e taksës, teksa porositi se nuk guxojnë të vihen në dyshim marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së