Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, shpalosi programin e për bujqësinë.

Ai ka kritikuar politikat e deritashme të Komunës së Podujevës dhe njerëzit që kanë udhëhequr për 20 vite më këtë komunë, duke thënë se si rezultat i keqqeverisjes bujqësia ka ngelur mbrapa.

Fetahu premtoi se me të kryetar, bujqit do të kenë mjete shtesë, do të krijojnë një zyrë këshillimorë ku këta të fundit do të kenë mundësi të informohen më shumë rreth kësaj fushe si dhe subvencioni për bujqësi do të jetë 100%.

Fetahu theksoi se përgatitja e tij si ekonomist është adekuate për të siguruar tregje të reja.

Fetahu: Premtoj mbështetje për bujqit

“Komuna e Podujevës është komuna e dytë me territor nivel vendi, ka gjithsej 78 fshatra, ka pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeografike për zhvillimin e bujqësisë, mirëpo kjo veprimtari nuk ka gjete mbështetje në politikat e komunës për 20 vite radhazi dhe si rezultat i këtyre politikave bujqësia ka ngec, nuk janë shfrytëzuar sa duhet kapacitetet… Unë siguroj se do t’i mbështes bujqit tonë, ata janë punëtorë të zellshëm dhe politikat tona do të jenë në favor tyre, do t’i mbështesim me mjete shtesë, subvencion për bujqësi me mua kryetar do të jetë 100% në raport me atë që kemi tani, do të rrisim edhe transparencën në mbështetje të tyre, do të rrisim edhe kapacitetet e infrastrukturës sepse prej prodhuesit deri te grumbulluesi kanë pasur vështirësi jashtëzakonisht të mëdha bujqit tonë për shkak të kapaciteteve të vogla të infrastrukturës. Unë siguroj që do bëjmë një zyre këshillimore, komuna me ekspertët e saj do t’i këshillojë bizneset, do t’i mbështesë duke dhënë këshilla të mjaftueshme… Përga titja ime si ekonomist mendoj se është adekuate për të krijuar tregje të reja tek ata të cilat i ndihmojnë për të rritur kapacitetet”, u shpreh Fetahu.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen këtë të diel, ndërsa do të marrin pjesë tri parti politike, LDK, PDK dhe VV.

Share.