Skuadra e Interit pritet të marrë masa të reja kundër virusit që ka kapluar botën.
Tashmë koronavirusi është duke shkaktuar një kaos total në botën e futbollit, pas përhapjes së shpejt të tij.
Italia është një ndër vendit më të prekura nga ky virus në Evropë, ku ka shkaktuar një numër të madh viktimash, shkruan KosovaPress.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Interi do të futet në karantinë për dy javët e ardhshme.
Deri më tani në Serie A, dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus./TV MALISHEVA/