Pezullohet për disa javë edhe kampionati holandez.

Organizatorët e Eredivisie kanë vendosur që të mos zhvillohet asnjë ndeshje futbolli deri më 31 mars për shkak të emergjencës së Coronavirusit. Masa drastike u mor direkt nga qeveria që ka anuluar “të gjitha eventet në të cilat mblidhen më shumë se 100 njerëz.

“Të gjithë personat që shfaqin shenja gripi dhe që kanë kollë duhet të qëndrojë në shtëpi për të evituar kontaktet me persona të tjerë. Ai që mund të punojë në shtëpi, duhet ta bëjë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë./TV MALISHEVA/

Share.