Qendra e Studenteve në Prishtinë njoftoi se me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbyllen konviktet dhe mensa e studentëve.
Mensa është mbyllur sot në ora 14:00 ndërsa konviktet prej nesër nga ora 14:00.
Konviktet dhe mensa pritet të hapen më 27 mars vetëm nëse merret ndonjë vendim tjetër.
/TV MALISHEVA/