Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me përfaqësues të partive politike, tha se diskutuan për dy çështje.

Marrëdhëniet me ShBA-në dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai tha se ishte një takim i suksesshëm, por që përsëriti qëndrimin e AAK-së kundër heqjes së taksës.

“Diskutuam për dy çështje: Mundësia e ecjes përpara me Amerikën për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Qëndrimi i aleancës është qe ne duhet të ecim me Amerikën, si udhëheqëse e dialogut dhe çështja e taksës, për të cilën ka mendime të ndryshime. Qëndrimi i Aleancës është që taksa të mbetet ne fuqi deri në marrëveshjen e njohjes. Ishte diskutim i hapur, i sinqertë edhe pse nuk kemi sot konkluzione të qarta. Isa Mustafa na kërkuar falje për mospjesëmarrje, por ka propozuar të kemi takim bilateral në ditët ne vijim”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ketë takim e ka lënë të hapur të vazhdojë dhe se kanë rënë dakord që ekspertet të përgatisim propozim parimesh, konkluzash për takime të ardhshme.

Haradinaj tha se për taksën ka qëndrime të ndryshme, por theksoi se do ta ketë rastin të takojë Isa Mustafën këto ditë dhe te diskutojnë për këtë./TV MALISHEVA/

Share.