Në të gjitha xhamitë e vendit në namazin e xhumasë u bë thirrje për respektimin e masave qeveritare kundër koronavirusit.
Ligjërata e sotme në xhamitë e Kosovës, iu kushtua pikërisht koronavirusit, ndërsa ishte më e shkurtër se zakonisht, kjo si masë mbrojtëse.
E kishte ndër ata që në xhami erdhën me maska mbrojtëse.
Myftiu Naim Tërnava gjatë ditës bëri të ditur se nesër do të marrin vendim për dezinfektimin e të gjitha xhamive në nivel vendi.
KosovaPress iu sjell fotografi nga xhamia e “4 llullave” në kryeqytet.