Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë publike dënimët të cilët I ka shqiptuar për javën e kaluar.

Një ndër dënimet është edhe aj për klubin e Prishtinës, klub ky që është dënuar nga KD i FFK-së, në të holla prej 1000 euro.

Ja njoftimi i plotë:

Komisioni Disipolinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 07-08.03.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disipolinore sjelli këto:

FC “PRISHTINA” nga Prishtina në procedur të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre – Plisave, në ndeshjen e javës së; XXII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; simpatizuesit e klubit mysafir- Plisat; në minutat 11,16,36 dhe 70 ndezin mjete piroteknike – flakadan dhe shurdhuese në tribina, prej të cilave 5 copë i hudhin në fushë). Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Share.