Gjatë konferencës së mbajtur sonte pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se urdhërohen kompanitë private që punëtorët të punojnë nga shtëpia në shumicën e rasteve.

Ndërkohë për punëtorët e institucioneve publike tha se do të reduktohet numri.

Ai u bëri Thirrje të gjithë qytetarëve t’u shmangen ambientet e frekuentuara me shumë njerëz.

Megjithatë, frekuentim të njerëzve pritet të ketë në pika të votimit të dielën në Podujevë, meqë institucionet përgjegjëse ende nuk janë deklaruar për mosmbajtjen e tyre. Për këtë, i pyetur nga KosovaPress, Kurti tha se Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë sonte do të japin rekomandimet për çështjen e zgjedhjeve në Podujevë./TV MALISHEVA/

Share.