Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook u ka uruar shërim sa më të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi, e të cilët vijnë nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Podujevës.
Ai thotë se po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga koronavirusi, se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë.
“Kryeministër thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi. A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani”, shkruan Limaj./TV MALISHEVA/