Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj duket që do të jetë aktiv si opozitar, brenda dy orësh ka reaguar dy herë, Limaj ka reaguar tani, lidhur me rezolutën e mbrëmshme të votuar nga deputetët e shumicës: “ky është qëllimi i rezolutave për të rekomanduar objektiva apo përkushtime të Kuvendit, si mesazhe për opinionin e interesuar për temat e trajtuara në rezolutë”

Postimi i plotë :

Se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon më së miri nxjerrja e një rezolute në mbrojtje të territorit, të cilën nuk e votuan as vetë.

Kjo rezolutë u votua mbrëmë më 58 vota “për” dhe pesë “abstenime”.

Rezoluta të tilla që nuk marrin të paktën shumicën minimale në Kuvend (61 vota), japin mesazh të qartë politik se përmbajtja e tyre refuzohet dhe nuk merr mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Në fund fare, ky është qëllimi i rezolutave për të rekomanduar objektiva apo përkushtime të Kuvendit, si mesazhe për opinionin e interesuar për temat e trajtuara në rezolutë.

Ndërsa, mbrëmë mazhoranca ka dhënë mesazh se kanë dallime mes vete rreth kësaj teme dhe inkurajuan të gjithë ata të cilët janë për ndryshim kufijsh.

Share.