Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot në një konferencë për media bëri thirrje që mos të krijohet panik, pasi ka mjaftueshëm rezerva ushqimore dhe se situata është nën kontroll.
Ministrja Hajdari pati një porosi për ndërmarrjet publike që të jenë në shërbim të qytetarëve, por edhe konsumatorët t’i kryejnë obligimet e tyre.
Hajdari: Ndërmarrjet publike të jenë në funksion për shërbime ndaj qytetarëve
“Për Departamentin e rezervave shtetërore, veç se jemi në kontakt direkt edhe me furnizuesit e rezervave shtetërore dhe situata është nën kontroll. Nuk ka nevojë për panik, por kemi nevojë që të veprojmë sipas situatës që kemi tani… Ajo që është e një rëndësie të madhe është, se ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime për qytetarët, esenciale të funksionojn ë dhe në këtë aspekt jemi në kontakt dhe në takime të vazhdueshme me ndërmarrjet publike, që përfshinë, KEDS-i, KEK-u, KOSTT, po ashtu edhe ndërmarrjet shërbyese të ujit, që do t’i takojë sot pasdite, e po ashtu edhe me bizneset. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet komunale dhe esenciale të kryejnë obligimet edhe qytetarë, sepse nëse paguhen rrogat duhet të kryhen edhe obligimet”, deklaroi Hajdari.
Duke iu referuar ankesave për mungesë të mallrave bazike, ministrja Hajdari tha se situata është nën kontroll dhe ka mjaftueshëm mallra ushqimore si dhe rezerva shtetërore me grurë, mallra agro-ushqimore, naftë dhe barna.
Hajdari: Situata është nën kontroll, ka mjaftueshëm mallra
“Nga inspektorati i tregut ne marrim informatën që situata është nën kontroll, por deri tani është nën kontroll. Kemi ushqime të mjaftueshme, kemi edhe rezervat nën kontroll, grurë, mallrat agro-ushqimore, naftë dhe bar nat”, tha ajo.
Hajdari ka folur edhe për angazhimet e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Inspektoratit të Tregut dhe të Punës. Ajo ka thënë se i kanë pranuar 1 mijë thirrje me ankesa kryesisht për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas saj, janë marrë masa ndaj 30 subjekteve afariste për ngritje të çmimeve
Hajdari: Janë marrë masa ndaj 30 subjekteve afariste për ngritje të çmimeve
“Sa i përket mbikëqyrjes së tregut, Inspektorati i tregut ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste. Nga këto kemi gjetur mbi 30 shkelje kryesisht të natyrës së ngritjes së çmimeve dhe janë marrë masat sipas legjislacionit në fuqi. Sa i përket mbikëqyrjes së tregut të punës, inspektorati i punës ka kryer 350 inspektime. Shkeljet janë hasur kryesisht në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj në dezinfektim të hapësira dhe dendësi të punëtorëve duke mos respektuar distancën e rekom anduar. Për të adresuar këto shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, tha Hajdari.
Hajdari në fund foli edhe furnizimin e komunave, të cilat janë karantinë që sipas saj kanë mjaftueshëm mallra