Turqia dhe Rusia ishin dy vendet e mëdha që nuk po e ndalnin kampionatin shkaku i koronavirusit.

Por, mëngjesi i sotëm, ka ndryshuar vendimin tek Rusia, aty ku luan edhe Bernard Berisha me Terek Groznyn.

Kampionati është pezulluar sot, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata e Futbollit të Rusisë ka marrë vendim që së paku deri më 10 prill të ndalohen garat.

Në Rusi, kampionati ka arritur në javën e 22-të, me Zenitin kryesues.

Berisha, sikurse gjithë lojtarët tjerë, pritet të mbyllet në karantinë./TV MALISHEVA/

Share.