Skuadra e Valencias është futur totalisht në karantinë, pasi që më shumë se 35 % e skuadrës spanjolle janë prekur nga Covid -19.

Sipas mediave spanjolle, por edhe sipas komunikatës së klubit, Valencia mendon se lojtarët e tyre u prekën nga ky virus, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro, ku zhvilluan ndeshjen ndaj Atalantë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo është i çuditshëm fakti se asnjë futbollist i Atalantës nuk ka rezultuar pozitiv, edhe pse ata janë futur në karantinë./TV Malisheva/

Share.