Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka vizituar afaristët që ofrojnë shënime dhe furnizime, të cilët i ka përgëzuar për aplikimin e masave në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit.

Haziri, me këtë rast, ka falënderuar afaristët e Gjilanit dhe qytetarët për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e shtuar për t’u mbrojtur nga Covid19.

I pari i kësaj komune ka thënë se deri tani nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus në Gjilan

Share.