Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot në takim përfaqësuese të Ambasadës së SHBA në Prishtinë nga Njësia e shëndetësisë, të cilat i informoi në lidhje me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës emergjente të shëndetit publik si pasojë e koronavirusit.
Në takim u diskutua edhe për raportim në kohë reale dhe informimin e popullatës përmes institucioneve zyrtare shkaku i seriozitetit dhe ndjeshmërisë së situatës, ku u tha se qytetarët mund të marrin informacione online lidhur me Covid-19 platformën informative “kosova.health”.
Përfaqësueset e Ambasadës amerikane u shprehën të impresionuara me punën e jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës epidemiologjike për Covid-19, dhe shprehën gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre për menaxhimin e situatës. /TV MALISHEVA/