Gjatë ditës së djeshme KosovaPress eksluzivisht raportoi se klubet e pakënaqura të Superligës janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së.

Ndërsa sot një gjë të tillë e ka konfirmuar Tahir Batatina i cili gjithashtu ka treguar se çfarë është biseduar në atë takim, me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun.

Sipas Batatinës në atë takim u bisedua rreth hapave të mëtutjeshëm në futbollin tonë pas situatës së krijuar për shkak të virusit COVID-19.

Share.