As dy muaj bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ekzekutivi pritet të bie me mocion mosbesimi të iniciuar nga vet LDK. Kjo, sipas kreut të kësaj partie, për shkak të mospajtimit rreth heqjes së tarifës 100%, veprim ky që sipas Mustafës rrezikon marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tensionet në mes të partnerëve të koalicionit u theksuan edhe sot kur kryeministri Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm. Kjo ishte e papranueshme për Isa Mustafën, cili deklaroi se Kurti nuk mund të tallë ministrat e LDK-së.
Kryesia e LDK-së ka vendosur sot që të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ky vendim u mor në ditën kur Kurti shkarkoi ministrin e LDK-së, me arsyetimin që ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit rreth mundësisë së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshm e për koronavirusin, dhe ka përhapur panik.
Mustafa: Do të iniciojmë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti
“Ne nuk shohim më mundësi dhe bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, nuk shohim interes të këtij vendi që Vetëvendosje me këto qëndrime ndaj aleatëve tanë sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të qëndrojë në krye të qeverisë së vendit, andaj do të marrim iniciativë të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe mandej mbetët përgjegjësi ë të gjitha partive politike, dhe institucioneve të vendit që të gjejnë zgjidhje si të dilet nga kjo situatë”, tha Mustafa.
Mustafa tha para gazetarëve se mospajtimi themelor ne Vetëvendosjes qëndron në përkeqësimin dhe rrezikimin e marrëdhënieve me Amerikën.
Ai deklaroi se i ka shkruar Albin Kurtit më herët duke i thënë që nëse nuk e largon taksën, DLK do të qëndrojë në qeveri vetëm derisa të fitohet lufta kundër koronavirusit, me që siç tha ai, nuk dëshirojnë të jenë bashkëpërgjegjës në prishjen e marrëdhënieve me Amerikën.
Isa Mustafa nuk sheh mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi, për shkak të koronavirusit.
Mustafa: Nuk mund të lejojë që Kurti të tallë ministrat e LDK-së
“Nuk shoh mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje sepse jemi në një situatë emergjente dhe është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet në këtë moment. Mirëpo ne e kemi pas shprehur qëndrimin tonë dhe gatishmërinë tonë, që ne të rrimë në qeveri derisa të kapërcehet kjo situatë emergjente por nuk mund të lejojë që zoti Kurti çdo ditë të ma shkarkojë dhe të tallë nga një ministër tonin, sepse jemi parti serioze dhe nuk e meritojmë një partneritet me askënd me sjellje të tilla”, tha Mustafa.
Ai tha se nuk kanë biseduar me asnjë parti politike rreth mocionit, meqë vendimi shtë marrë sot.
Sipas tij, nesër shihet se kush janë subjektet e tjera të interesuara që mund t’i bashkëngjiten mocionit, derisa theksoi se nuk zgjedhin në mes të deputetëve se kush e përkrah.
Mustafa: Nuk kam pas marrëveshje me presidentin Thaçi
“Sa i përket presidentit Thaçi, mund t’u garantoj që nuk kemi pasur asnjë marrëveshje me të, mund të u them që presidenti Thaçi më është lajmëruar dje pas që kam dhënë një postim në Facebook lidhur me nevojën e bashkëpunimit të institucioneve, me bindjen e tij se unë e kam kritikuar atë që nuk po merr masa, unë thash se ky është një opinion i imi, sepse kemi përgjegjësi politike, dhe unë kërkoj që ju të bashkëpunoni njëri me tjetrit dhe sa më shpejtë të gjejmë zgjidhje të dalim nga kjo situatë”, tha Mustafa.
Isa Mustafa tha se LDK nuk mund të qeverisë me atë rrezikon partneritetin, e shtetet e Bashkuara të Amerikës ,derisa theksoi se taksa duhej të hiqet dhe reciprociteti të vihet vetëm në bashkëpunim me partnerët/TV Malisheva/