Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pasur një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit, Limaj deklaroi se do të mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti dhe këtë ia kishte shprehur edhe kreut të LDK-së.

Megjithatë, Limaj tha se në këtë kohë nuk është e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejtë, pasi vendimi politik tanimë është marrë dhe mbetet vetëm çështjet teknik në Kuvend”, deklaroi Limaj.

Më herët gjatë ditës, Mustafa takoi edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku mori mbështetje edhe për mocionin e mosbesimit.

Share.