Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Këtë veprim, thotë ta ketë bërë për shkak të situatës me koronavirusi në të cilën ndodhet Kosova.
“Dua të konfirmoj opinionin e mediat, që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim, janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka thënë Avdyli.
Deputetët e LDK-së kanë dhënë sot nënshkrimet për mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë ka marrë edhe mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Kryesia e LDK-së mbrëmë vendosi që të mos vazhdojë qeverisjen me Vetëvend osjen dhe ta rrëzojë atë përmes mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.
Kjo u bë ditën kur kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga pozita e ministrit të Brendshëm, Agim Veliun e LDK-së, me arsyetimin se i njëjti ka përhapur panik rreth çështjes së Covid19 dhe ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk qeverinë me dikë që rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./TV MALISHEVA.