Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka pohuar se kanë marrë mbështetje për mocionin nga AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, por që ende nuk kanë pasur ndonjë kontakt me PDK-në.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës kryetari Mustafa do të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Abrashi: Kemi marrë mbështetje nga AAK dhe Nisma

“Sot kryetari ka pasur takime me kryetarin e AAK Haradinaj dhe z. Limaj , bisedime për gjendjen e përgjithshme politike të cilat na presin Po dihet tash presioni për heqjen e taksës, pandemia. Është biseduar për mocionin të cilin do ta paraqes LDK-ja në orët në vazhdim. Në dy takimet kemi pasur shprehje nga dy kryetarët se do ta përkrahin. Me PDK-në, nuk kemi pasur asnjë kontakt dhe nuk e besoj se do të kemi. Kryetari Mustafa gjatë ditës do të tentojë të bisedojë ed he me z. Pacollin në telefon. Do të shohim orëve dhe ditëve në vijim, por se kemi shqyrtuar”, shtoi ai

Abrashi ka treguar se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, ka pasur një ose dy vota kundër.

Abrashi: Ka pasur një votë apo dy kundër

“Unë mund të flas për Kryesi, realisht ka pasur një votë apo dy kundër. Ka pasur një konsensus të plotë. Është dashur të veprohet kështu nuk ka qenë veprim që është bërë me dëshirë edhe në kohë të vështira në duhet partnerët prandaj është ardhur deri te ky mocion por kryeministri Kurti e ka shkelur marrëveshjen, shkarkimi i nënkryetarit të partisë është i papranueshëm”, tha Abrashi.

I pyetur nëse do të ketë largime nga kjo parti , ai tha se LDK do ta kalojë me maturi me maturi këtë. /TV MALISHEVA/

Share.