Grup i aktivistëve apartiak Replikë, ka falenderuar të gjithë qytetarët për protestën e mbrëmshme, teksa ka ftuar që edhe sonte në ora 20:00 të veprojnë njësojë.

Po ashtu ky gruo kërkon që presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre.

Kjo është komunikata e plotë:

Falemnderit shume per mbulueshmerine e protestes mbreme. Replike po vazhdon edhe sonte me proteste me te njejten metode nga ora 20:00.

Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjesia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozita re të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre.

Më 20 mars, përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora ‪20:00 për 5 minuta në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Kosovës po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë), për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas në Kosovë

Share.