Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe ju të dashur nxënës , edhe pse deri tani ne si institucion nuk kemi informacion zyrtar nga MASHTI, por vetëm nëpërmjet mjeteve te informimit dhe tash në orët e fundit me një sms te dërguar të gjithë prindërve për mësimit në distancë që do të transmetohet në RTK1 dhe RTK4 duke filluar nga nesër e hëne datë 23.03.2020 nga ora 11:15, ju njoftojmë dhe ju bëjmë : THIRRJE që të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, ti ndjekin detyrimisht mësimin në distancë në programet e lartcekura të televizionit publik. Në mënyrë të veçantë, mësimdhënësit duhet të jenë në gatishmëri t’iu përgjigjen për sqarime nxënësve të tyre, përmes komunikimit në internet dhe aplikacioneve që janë në shërbim për komunikim.
Suksese dhe punë të mbarë.
Me respekt, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi.

Share.