Bëhet fjalë për një vend të Evropës ku luhet ende futbolli, ku presidenti i vendit beson se “terapia me traktorë” mund të shërojë një virus vdekjeprurës.

Mirësevini në Premierligën e Bjellorusisë.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelona-s Aleksandër Hleb pranon se “askush nuk interesohet” për koronavirusin në atdheun e tij, përcjell lajmi.net.

Të enjten, ndërsa UEFA debatoi se si të shpëtonte sezonin, një vend po shkonte me planet e saja si zakonisht.

Në tre pasdite me kohën lokale në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk, Energetyk-BGU nisi sezonin e ri kundër BATE Borisov.

Pasi Superliga e Turqisë më në fund pezulloi ndeshjet të enjten, shteti i Evropës Lindore është i fundit në kontinent që akoma luan.

Hleb është i befasuar nga ky trajtim ndaj pandemisë koronavirus, megjithatë ndeshjet ende do të vazhdojnë të luhen.

Ndërsa qeveritë evropiane ndoqën veprime agresive javën e kaluar, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko propozoi “terapi me traktorë” për të luftuar virusin.

Ai tha: “Njerëzit janë duke punuar në traktorë, askush nuk po flet për virusin. Në fshatra, traktori do të shërojë të gjithë. Fushat shërojnë të gjithë”.

Share.