Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të marrë opinion se a mund të mbahet seanca e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ndërsa, mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku do të trajtohet se kur do të mbahet seanca, do të mbahet nesër.
Këto i ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Faton Peci, i vili ka thënë se është kërkuar opinion profesional nga IKShPK.
“Është kërkuar opinion profesional nga IKShPK. Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, tha ai.
Kujtojmë se LDK të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti