Analisti nga Ferizaj Vigan Qorrolli është deklaruar në lidhje me mundësinë e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, në kohën kur vendi po përballet me koronavirus, si pasojë e të cilit deri më tash 35 persona janë infektuar dhe një ka vdekur.

Ai ka thënë se mbajtja e seancës, më së voni të mërkurën, është çështje kushtetuese, jo çështje morali në kohën kur IKSHPK dhe koronavirusi po përdoren si mish për top në betejën ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sipas logjikës së shëndosh nuk mundet IKSHPK të ndalojë mbajtjen e një seance parlamentare dhe të vendos veten mbi Kushtetutën e Kosovës. Nëse duan ta mbajnë qeverinë për moral, ta dështojnë mocionin me votim kundër – derisa një mocion tjetër sipas Kushtetutës mund të mbahet vetëm pas 90 ditëve. Këtu mund ta zbatojnë idenë e solidaritetit me qytetarë dhe jo të bëjnë politikë në kohë vdekjesh prej pandemisë më të keqe në 100 vjet e mbrapa”, ka thënë Qorrolli

Share.