Në përgjigjën ndaj Daut Haradinajt, Albin Kurti i tha janë mbledhur për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës dhe jo për të hequr mocionin.

Kurti tha se AAK-së i ka ngelur merak që ta heqë vet taksën, duke thënë se kjo parti e merr bajrakun për çështje të ndryshme dhe në fund i lëshon për karrige.

Kurti: AAK e merr bajrakun e në fund e lëshon për karrige

“Ju, e kuptoni se është e thjeshtë nuk po hiqet tarifa, po hiqet kryeministri. Për atë jemi mbledhur, jemi mbledhur për të hequr kryeministrin. Nuk po hiqet tarifa, tarifa unë kam thënë se zëvendësohet me reciprocitet prej 1 prillit, por po hiqet kryeministri. Unë tarifën e kam hequr për lëndën e parë që importohet nga Serbia e që iu nevojitet edhe prodhuesve tanë. Kaq është kjo punë. Por, ajo çfarë unë besoj është që juve ju ka ngelur merak ta hiqni ju tarifën s iç e bëtë me demarkacion. Ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrige. E unë se bëj ashtu. Demarkacioni, demarkacioni, Qakorri, Qakorri, demarkacioni… top në karrige të kryeministrit e lëshuat bajrakun e ju dëshironit ta përsërisni këtë. Tarifa, tarifa, taksa, tarifa që të vini në qeveri e ta lëshoni. Por jo, kjo nuk u bë, ky mocion sot është që të hiqet kryeministri, jo tarifa”, tha Kurti.

Share.