Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardian Shala i cili nuk e ka përkrahur mocionin për rrëzimin e qeverisë, të iniciuar nga vet LDK, tha se një mocion i tillë nuk do të duhej të vine në këtë kohë pandemie.

Ai ka thënë se sot më shumë se kur Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për politikë të përgjegjshme dhe pa inate.

Shala: Kryeministri ka shkelur marrëveshje ne koalicionit

 

“Gabimi i parë dhe kryesor është ai i kryeministrit të vendit i cili me logjikën se tani si kryeministër unë mundem, vuri në pozitë të pa-lakmueshme partnerin e koalicionit LDK-në, duke kulmuar me shkeljen e marrëveshjes së koalicionit me shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, pa paralajmërim dhe pa konsultim me partnerin ashtu siç e sheh marrëveshja e koalicionit. Gabimi i dytë, i nxitur nga i pari, mocioni i mosbesimit për qeverinë në këtë kohë të rëndë për vendin dhe qytetarët e Kosovës nga partia ime”, tha ai.

Ai tha se mocioni do të ishte krejt normal në rrethana të tjera, pasi kryeministri i shkarkoi LDK-së një ministër, por që nuk është i duhur në kohën kur Kosova po përballet me përhapjen e koronavirusit.

Shala: Mocioni është dashur të ngritët pas pandemisë

 

“Mocioni i mosbesimit në rrethana normale pas një sjellje të tillë të partnerit të koalicionit do të ishte normal, ishte pikërisht kërkesë që të kemi në konsideratë gjendjen në të cilën është vendi, dhe mocioni të bëhet pas kalimit të pandemisë në takimin e grupit parlamentar të LDK-së kur janë dhënë nënshkrimet për mocion, gjë që unë nuk e kam bërë. Mosdhënie e nënshkrimit nuk ka qenë si mbështetje e vendimeve të kryeministrit aktual, pro si rezul tat i mungesës së argumentimit nga kryesia e LDK-së në takimin e grupit për të dhënë sqarimet e nevojshme për ne”, tha ai.

Ai tha se mungesa e një alternative të qartë se çka të ndodh pas mocionit, si dhe situate në të cilën po gjendet vendi si shkak i Covid19 janë arsyet pse ai nuk e ka përkrahur mocionin e ngritur nga partia në të cilën ai është pjesë

Share.