Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi deklaroi se ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu i dha përgjigje ofertës së Anton Qunit për të shpëtuar koalicionin qeverisës.

Sipas Selimit, Quni nuk paska pasur autorizim të flasë, mirëpo tha se nëse dëshirojnë që t’i japin rrugëzgjidhje duhet të votojnë kundër mocionit të mosbesimit.

Selimi: Nëse doni rrugëzgjidhje votoni kundër

 

“Pas kësaj pauze unë po ndjej obligim edhe ndaj kolegëve deputetë edhe ndaj opinionit dhe në respekt të ministrit Quni që t’i përgjigjemi ofertës nëse mund ta quajmë ofertë, ose thirrjes së tij, për të dalë nga kriza. E çmojmë shumë vullnetin dhe vlerësojmë si të tillë, po ashtu e çmojmë edhe vullnetin e z. Qunit për të vazhduar si pjesë e Qeverisë Kurti dhe koalicionit VV-LDK. Gjatë pauzës, ne si grup parlamentar ishim duke mend uar sepse neve na u drejtua, qoftë si subjekt politik, qoftë si grup parlamentar që të reflektojmë. Dhe me konsideratën për këtë, ne ishim duke diskutuar kur para se të përgjigjemi ne, z. Quni mori një përgjigje nga vet z. Veliu në media i cili deklaroi se: ‘Anton Quni -po citoj- nuk ka pasur autorizim të thotë diçka të tillë dhe ky nuk është qëndrim i LDK-së. Nuk kthim mbrapa. Mocioni duhet të votohet. Nuk është problem ministri i Punëve të Brendshëm këtu, problemet janë më të thella. Sot është vërtetuar që me Albin Kurti LDK-ja nuk mund ta qeverisë vendin’. Para se të përgjigjemi ne z. Quni në iniciativën e tij shumë të respektuar iu përgjigj vet z. Veliu që deklaroi që z.Quni nuk paska autorizim të flasë në emër të LDK-së. Pra nëse doni vërtet t’i hapni rrugë këtij diskutimi, atëherë kemi vetëm një shans, jo duke kërkuar që brenda pauzës së të njëjtës seancë ta gjejmë një zgjidhje kaq delikate dhe të rëndësishme dhe të madhe , por nëse doni zgjidhje apo t’i hyjmë kësaj rrugëzgjidhje atëherë kemi vetëm një shans. Ta votoni kundër mocionin e mosbesimit”, deklaroi Selimi

Share.