Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka dhënë një lajm për të cilin deri më sot nuk dihej.

Ai gjatë fjalimit të tij duke tregonte për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën për të cilin tha se ka vdekur.

“Ka pasur një dëshmitar që ka pasur lidhje me Serbinë, Nazim Bllaca, e i cili ka vdekur”, ka thënë Emmerson.

Nazim Bllaca, i vetë deklaruari si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ishte bërë shumë i njohur në vitin 2009, kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.

Nazim Bllaca e kishte shpallur vetën ish-agjent i ShIK-ut të Kadri Veselit dhe më keq: i një njësie për vrasje që drejtohej nga Azem Syla.

Pas deklaratave të tij, ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa procesve gjyqësore në Kosovë, ku u dënuan dhjetëra persona./TV Malisheva

Share.