Kryetari i Komunës së Prishtinës ‘ka protestuar’ sot me dezinfektim të ndërtesave.

Shpend Ahmeti ka postuar një foto në Facebook ku ai duket me maskë.

“Protestoj kundër #covid19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë”, shkruan Ahmeti.

Ai u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku deri më tash janë regjistruar 71 persona të infektuar, prej tyre një i vdekur

Share.