Ish kryetari i Klubit Futbollistik Vitia, Afrim Rexhepi ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vitisë në rrjetet sociale, përcjellë KosovaPress.
Më poshtë telegram ngushëllimi i Vitisë:
Afrim Rexhepi, si ish-kryetar i KF “Vitia” dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, derisa gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj futbollit.
Afrimi ishte shembull i një profesionisti të vërtetë, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Florent Emini, president i Fc.Vitia.