Shkruan: Fahri Xharra

Deri sa serbët i thonë botës ( duke rrejtur ) se kanë histori 8000 vjeçare në këto toka e më larg , nga ne rrjedhë e kundërta:

Hasan Kaleshi: “Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlinjtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlinjtë ka ndalur zgjerimin e popujve sllav dhe atij grek. Në anën tjetra ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.”
Me sa “dhëmbshuri” që flet për të kaluarën shqiptare!”

Miq të nderuar , desha të iu rikujtoj se sa mirënjohës qe jemi për atë që kemi përjetuar në 600 vjetët e kaluara dhe se pasojat e atij 600 vjeçari vështirë se do të shlyhen . I era dy krahasime ,se si spjegohet historia e jonë e ngulfatur nga ne shqiptarët dhe se si e spjegojnë serbët historinë e tyre.
Një territor si Kosova , duhet ta këtë të shkruar të kaluarën e saj , Sipas disave , me qenë se ne paskam ardhur këndej pari pas shek 14 -të , atëherë dikush duhet “ ti del zot “ të kaluare të kësaj Kosove të mjerë / Një gjë që e kisha dëshiruar është që vitit 1974 tia thuri një kurorë të artë e ta ruaj në duar të orakujve të Dodonës.

Ja se sa ndryshojmë nga serbët , kemi shumë ndryshim , kemi qasje të ndryshme për të kaluarën e vetvetes : ne për shekullin 14 e këndej e ata prej se lindi hëna e deri në shekullin “fatlum “ për një popull fatkeq.

“Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.

Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .

Vazhdimësia e kaleshëve shihet edhe nga ; “Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.

Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret

Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlinjtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlinjtë ka ndalur zgjerimin e popujve sllav dhe atij grek. Në anën tjetra ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa dhimbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!

Share.