Është për dhimbje fakti qe “ambasadorët”, te cilet gjatë 24 orëve kujdesën për ambientin anashkalohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës.
Ministri i Financave propozoi qe mjekët, policët dhe zjarrëfikësit te shpërblehen për dy muajt e ardhshëm, por jo për puntorët e kompanive qe mirren me menaxhimin e mbeturinave te cilet qdo ditë janë ne front përballe me mbeturina.
Këta puntorë janë te rrezikuar gjithë kohës nga mbeturinat dhe parandalojne epidemi tjera, sidomos gjatë kësaj periudhe qe largimi dhe grumbullimi i mbeturinave ka rëndesi jetike ne kohën e Pandemisë qe tashmë është bërë golbale.
Prandaj, janë këta puntorë te cilët punojne 24 orë pa ndërprerë ne parandalimin e përhpahjes se Covid 19, janë këta qe rrezikojnë jetën e tyre qe ambienti ne te cilin frymojmë te jetë i pastër, janë këta te cilet meritojnë te shpërblehen dhe mos te anashkalohen!
Sidoqoftë, misioni ynë e sidomos ne këtë kohe nuk do te ndalet.
Bashkë mund te ja dalim!

Share.