Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike.

Kuvendi nëpërmjet një njoftimi thotë se në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup.

“E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj. Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit”, ka thënë ai.

Ata që dyshohet se ka ndodhur gjatë seancës mund ta dëgjoni te koha 1:15.

 

Share.