Uk Lushi ka kritikuar Albin Kurtin për marrëveshjen e energjisë të cilën vet kryeministri e pranojë se nuk është një marrëveshje e mirë por që është e trashëguar, shkruan TV Malisheva.
Lushi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook ku ndër të tjerash ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos e dëmtoj me dorën e vetë të ardhmen e shqiptarëve dhe të mos bëhet matrapaz.
Ai po ashtu kërkoj dorëheqje të Kurtit.
”Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti, mos u bëj matrapaz!
Nëse diçka është e keqe mos e nënshkruaj. Mos e dëmto me dorën tënde interesin dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Mos shit dokrra retorike. Të kemi vendosur në krye të ndryshosh gjërat dhe t’i bësh më mirë. Nuk mundesh, e pakta dorëhiqu me nder. Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia.
Mjaft me tentim justifikime duke shfrytëzuar vetëm të tjerët dhe vendimet e tyre. Je në pushtet dhe qeveris e merr vendime që janë të mira për vendin dhe shqiptarët. Nuk mund merr kreditin vetëm për vendime që, sipas teje, janë të mira. Duhet të marrish edhe përgjegjësinë për vendime të vështira. Ose mos i merr.
Retorika jote nuk kalon dhe nuk do ta pranojmë. Ne duam që të kesh sukese sepse sukesi yt është i yni. Por, nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë tonë, do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh!
/TV Malisheva

Share.