Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti për çmimet e naftës, raporton TV Malisheva.

Gjatë replikës së tij ndaj Kurtit, ai tha se kryeministri po i komplikon gjërat e thjeshta.

Abdixhiku i bëri thirrje që ta heq akcizën e naftës, pasi çmimi është shumë i lartë.

“Ti sot e ke caktuar çmimin e naftës 1.89, e heq akcizën dhe bëhet 1.39. Kaq e thjeshtë është, pse po i komplikoni gjërat kaq të thjeshta”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.