Në fshatin Carrabreg të Deçanit, gjatё kontrollit tё lokali, nё njё dhomё tё ndarё policia ka gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës.

,,Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, sё bashku me njësitin për reagim tё shpejtё me datë 20.07.2022, rreth orës 00:30, kanë shkuar nё njё kontroll në fshatin Carrabreg- Deçan. Gjatё kontrollit tё lokalit nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës”, thuhet në komunikatë.

Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet Policore janё arrestuar tre persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48- orë.

/TV Malisheva

Share.